0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

AVONET: Bllokimi i bartjes së të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, shkelje kushtetuese

- Advertisement -

AVONET ka përcjellur me shqetësim nismën e Ministrisë së Financave për bllokimin e bartjes se të hyrave vetanke të Komunave të Kosovës nga vitet paraprake.

Kjo qasje e Ministrisë së Financave e vazhdon trendin e kësaj qeverie për të krijuar arbitraritet, ashtu siç ka tentuar të bëj me të gjithë sektorët e institucioneve publike përgjatë kësaj qeverisje dy vjeçare.

Kjo paraqet herën e parë që Qeveria e Kosovës tenton që t’i përvetësoj në mënyrë joligjore dhe antikushtetuese këto të hyra vetanake të komunave, të cilat ekskluzivisht u takojnë atyre, me ç’rast kjo Qeveria jo vetëm që po e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës por po i bllokon edhe qindra e mijëra projekte që janë paraparë të realizohen nga ana e Komunave.

AVONET potencon se kjo paraqet shkelje kushtetuese dhe po tentohet që në mënyrë antikushtetuese të përvetësohen këto mjete nga ana e Qeverisë.

AVONET kërkon nga Ministria e Financave që urgjentisht të tërhiqet nga kjo qasje e saj dhe t’ua kthej këto të hyra Komunave, sepse atyre ju takojnë bazuar në Legjislacionin në fuqi.

AVONET i bën thirrje Ministrisë së Financave që të ndal këtë shkelje të Kushtetutës sepse përveç që po i bllokon projektet e parapara nga ana e Komunave, po e shkel edhe aktin më të lartë juridik të vendit.

Të hyrat vetanake bazuar në në Ligjin për Buxhet, u takojnë komunave dhe kjo qasje e Ministrisë së Financave duhet të kundërshtohet me çdo formë ligjore dhe demokratike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit