33.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut

- Advertisement -

Avokatja Adelina Hoxha  ka folur lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në Lipjan.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo tha se, bazuar në pamjet e publikuara deri tani, nuk sheh shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.

“Për aq sa kam parë në dy pjesë të videove të ndara, nuk ka cenim të të drejtave të njeriut”.

“Në pjesën e videos që unë e kam parë, tashmë i ndjeri, që ka qenë nën ndikim të alkoolit ose substancave të tjera, ose nën ndonjë presion psikologjik, ka filluar sulmin dhe ka vrapuar drejt zyrtarit policor. Ai ka qenë vetëm duke qëndruar, dhe në atë moment ka reaguar me sprej”, tha Hoxha.

Ajo shtoi se nga përvoja e saj e mëparshme, nuk përjashtohet mundësia që përbërja e sprejit të përdorur nga polici të ketë ndikuar në gjendjen e të ndjerit, por se kjo duhet të vlerësohet nga ekspertët përkatës.

Rasti i vdekjes së të riut po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”./Klankosova.tv.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

 

Të ngjashme

Të fundit