Miliona shikues anembanë globit u akorduan për të parë betejën ligjore mes dy yjeve të Hollivudit, Johnny Depp dhe Amber Heard.
E ndërsa drama u shpalos, një yll i ri doli në qendër të vëmendjes: avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez.
Vasquez, 37-vjeçare, është bërë një bashkë-yll i ‘padëshiruar i shfaqjes’, duke fituar fansa për stilin e saj të mprehtë ligjor.
Bluzat e zbukuruara me emrin e saj dhe hashtags që e lavdërojnë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, që kur juria dha verdikt në favor të klientit të saj, Johnny Depp.
“Unë jam ende një tifoze e Johnny Depp”, thuhet në një nga postimet e shumta në Twitter për të. “Por unë jam gjithashtu një tifoze e vendosur e Camille Vasquez.”