13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Avokati Zekaj: Në emër të çkapjes, kryeministri e vartësit e tij po tentojnë ta kapin sistemin

- Advertisement -

Avokati Yll Zekaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij po tentojnë ta kapin sistemin e drejtësisë duke u thirrur në ç’kapjen e tij.

“Sistemi i drejtësisë edhe ashtu ka qenë një sistem i brishtë, i trashëguar me një numër të madh të lëndëve, mungesë të dukshme profesionalizmi, pastaj edhe ndikimet e ekzekutivit e kanë thelluar mosbesimin e qytetarëve. Kjo ka qenë besoj edhe kauza e Kryeministrit pse ka gjetur pikën më të dobët në sistem për ta sulmuar dhe ndoshta për ta marrë këtë populizmin e vet në masën e qytetarëve”, tha Zekaj në “Tempus“.

Avokati Zekaj tha se akuzat e përditshme të Kryeministrit dhe vartësve të tij vetëm se e zbehin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Kemi pa edhe raportet ndërkombëtare, edhe raportet e Ambasadës Amerikane dhe ambasadave të tjera që faktikisht që kanë deklaruar hapur për një sistem të kapur siç është sistemi i drejtësisë sidomos pjesa e sistemit prokurorial dhe pikërisht këtu ka sulmuar Kryeministri Kurti me tendencën e reformimit të këtij sistemi prokurorial, por në atë që për ta shkapur nga një sistem i vjetër dhe për ta kapur nga një sistem i ri. Ky është një reflektim që shihet në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Këto akuza të përditëshme që janë me baza ditore nga Kryeministri dhe vartësit e tij, vetëm më shumë e zbehin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, tha Zekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit