9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Avokati Zeka: Publikimi i rasteve mund të ndikojë në hetime, por edhe shkel privatësinë

- Advertisement -

Jo të rralla janë rastet e rrahjeve, konflikteve pronësore, zënkave në trafik, mos-marrëveshjeve në trafik e deri tek vrasjet.

Për të gjitha këto raste, qytetarët telefonojnë policinë dhe si të tilla, procedohen tutje sipas ligjit.

Por, jo të rralla janë edhe rastet kur për të njejtat mësojnë të gjithë, sepse lëndët e tyre publikohen në media.

Për rrjedhjen e këtyre informacioneve, nga ana e insititucioneve të drejtësisë, avokati Yll Zeka, thotë se mund të ndiqen edhe penalisht për shkak të shkeljes së privatësisë.

“Nëse nisemi nga ana e ruajtjes së privatësisë, çdo person i identifikuar me emer, mbiemer dhe eventualisht numër të leternjoftimit apo vendbanim ku egziston një person i vetëm i tillë është publikim i të dhënave personale dhe si i tillë mbrohet nga Agjensioni për mbrotjen e të dhënave personale apo të privatësisë dhe çdo person i cili konisderon se iu ka cenuar e drejta e privatësisë ka të drejtë mund të paraqesë ankesë pranë këtij Agjensioni”, thotë ai.

Zekaj poashtu thotë se publikimi i informacioneve mund të ndikoj edhe në prishjen e hetimeve.

“Kurse në drejtim të procedures penale gjithmonë kemi publikim kur ka interes publik, por nuk është dashur të ketë publikim kur nuk egziston interesi publik për të marrë një informat të tillë.

Por në të shumten e rasteve duhet të kemi kujdes eventualisht në ndikimin e një procesi hetimor pasi që procesi i hetimeve nuk është publik dhe si i tillë hetimet zhvillohen në mënyrë konfidenciale dhe në rastet se publikohen të dhënat e shumëta nga një dosje penale gjatë hetimeve mund të ndikojë edhe në prishjen e këtyre hetimeve për çka duhet të ketë kujdes çdo publikim në publik i këtyre të dhënave, duke pasur parasysh se çdo person i dyshuar për një vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa nuk kemi një aktgjykim i formës së prerë nga ana e gjykatës me të cilën i njëjti shpallet fajtor, dhe publikimi i hershëm i informatave shpeshëherë mund të ndikojnë në dëmtimin e imazhit të një personi që pastaj mund edhe njëjti të dalë i pafajshëm”, shtoi ai.

E sipas sociologut Genc Xërxa, publikimi në media i emrave, adresave e detajeve të tjera nga rastet për të cilat qytetarët i drejtohen policisë dhe të njejtat janë konfidenciale, janë edhe abuzim sepse kanë të bëjnë me jetën e tyre private.

“Edhe me ligj mbrohet e drejta e privatësisë, kështu që në shumicën e rasteve në qoftë së publikohen emra dhe detaje të ndryshme private mendoj se abuzohet ai person, mendoj se kjo i bënë mjaftë dëm atyre të cilët përmenden a në qoftë se rrjedh ndonjë informat qoftë ajo e ndishme ose ka të bëjë me jetën e tyre publike”, u shpreh Xërxa.

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi gjobat për keqpërdorim të të dhënave personale janë prej 20 mijë deri në mbi 40 mijë euro. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit