Tomë Gashi- avokati i familjes Dehari, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është duke heshtur dhe nuk po kthen përgjigje lidhur me zhdukjen e mostrave të Deharit në IML
Gashi i është drejtuar me letër prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, pas raportimit se janë gjetur mostrat e Deharit në IML.
“Rasti i mostrave te Astrit Dehari-t. Kerkesa e radhes derguar Prokurorit te Prokuroris Speciale z. Afrim Shefkiu. Edhe pse kan kaluar 1 vit e 4 muaj nga publikimi i zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Edhe pse Prokurori ka pranuar shume kerkesa pe ta njoftuar familjen e Astritit per kete qeshtje. Edhe pse Prokurori e ka obligim ta beje kete. Prokurori vetem hesht , asnjeher nuk pergjigjet..!”, shkruan Gashi.
Tutje ai thotë se Prokuroria po e përdor heshtjen per të arsyetuar neglizhencën totale të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit.
“Plaget e Astritit jan deshmi e vrasjes se tije qe nuk mund ti fsheh askush siq nuk ka munde ti fshehe edhe nje ish Kryeprokuror i cili deshti rastin e vrasjes se Astritit ta mbyll per 13 dite ne kundershtim me provat qe e vertetojn se Astrit eshte vrare”, shkruan avokati Gashi.
https://m.facebook.com/photo.php?fbid=7299524310123238&set=a.977181579024241&type=3&ref=embed_post&wtsid=rdr_04wJZh0Dckw2PhL2l