6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Avokati Smakiqi: Alarmuese përndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së, me këtë logjikë mund të arrestohet edhe Ali Ahmeti

- Advertisement -

Pas arrestimit të Blerim Ramadanit në Maqedoni të Veriut, avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë edhe Ali Ahmetit, për shkak të veprimtarisë së tij në UÇK.

Smakiqi, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se është alarmuese se si Maqedonia e Veriut i respekton ende vendimet e kriminelëve të luftës nga Serbia.

Ai kërkoi që çështja e arrestimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së, me urdhërarreste nga Serbia, të ngrihet si çështje në BE.

“Në logjikën e kësaj qeverie për t’i zbatuar urdhërarrestet e Serbisë të 1999, është i rrezikuar vetë Ali Ahmeti, sepse ka qenë pjesë e UÇK-së. E konsideroj alarm të madh, të ngrihet çështja në BE, Maqedonia si anëtare e NATO-s nuk duhet t’i zbatojë vendimet e kriminelëve të luftës”, tha ai.

Blerim Ramadanit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet maqedonase.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit