-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Avokati shqiptar në Zvicër që do ta mbrojë Thaçin: Është i bindur në pafajësinë e tij, është me moral të fortë

- Advertisement -

Veprimtari i çështjes kombëtare Sali Bislimi, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ditëve të fundit ka ndërmarrë një iniciativë që me firmën e ligjore të cilën e ka në shtetin helvetik, të i dalë në ndihmë dhe mbrojtje ish-presidentit Hashim Thaçi, krejt këtë ai po e bënë me iniciativë personale, pasi që sipas tij ish-presidenti është figurë emblematike shqiptare, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i organizatës joqeveritare, Zëri Perëndimorë i Kosoves, veprimtari i çështjes kombëtare në Zvicërr, Sali Bislimi që është edhe drejtor i zyres ligjore first-consulting .ch, ka marrë angazhimet për ta mbrojtur presidentin Thaçi, me një ekipë avokatësh zvicërran që do mbulohën financiarisht nga miqtë e tij afarist dhe patriotët shqiptarë në perëndim.

Në një prononcim për Gazetën Metro, Bislimi tregoi se si i erdhi kjo ide.

“Presidenti Thaçi është figura qendrore e shtetit të Kosovës, andaj une dhe miqtë e mi patriotë këtu në Zvicërr ndërmorëm hapin që ti dalim në ndihmë presidentit”, tha ai.

Ai ndër të tjera tregoi se e gjithë barra financiare për shpenzimet e mbrojtjes do të mbulohën nga firma e tij dhe nga shqiptarët e tjerë që jetojnë atje dhe ia duan të mirën Kosovës dhe presidentit Thaçi.

“Krejt kjo do të bëhet me ndihmën e miqëve të mi afarist dhe shqiptarët patriot të cilët punojnë dhe veprojnë në shtetin e Zvicrrës, e të cilët janë të gatshëm të japin shumë për Kosovën dhe mbrojtjen e liderëve të luftës”, tha Bislimi.

Ai më tutje tregoi se shpenzimet e mbrojtjes do të mbulohen nga firma e tij first-consulting.ch, dhe asesi nga shteti i Kosovës ose familja e ish-presidentit.

“Të gjitha shpenzimet për mbrojtjen do të mbulohen nga firma ime ligjore first-consulting.ch këtu në Bern, dhe nuk do të pranojmë ndihmë financiare nga shteti Kosovës e as nga familja Thaçi”, tha ai.

Bislimi më tutje tregoi se janë në pritje të formalizimit të procedurave ligjore për këtë mbrojtje.

“Po e presim vetëm konfirmimin formal dhe do të fillojmë me punë”, u shpreh ai.

Në fund Bislimi shpalosi një detaj nga takimi me Thaçin.

“Ai është i bindur në pafajësin e tij, është me moral të fort se një ditë do të triumfojë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit