Home Lajme Avokati Shala: Apeli ka shkelur ligjet tona në dënimin e Salih Mustafës

Avokati Shala: Apeli ka shkelur ligjet tona në dënimin e Salih Mustafës

0
Avokati Shala: Apeli ka shkelur ligjet tona në dënimin e Salih Mustafës

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) ka vendosur që t’i ulë dënimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, nga 26 vjet burgim në 22 vjet burgim.

Avokati Betim Shala, pas marrjes së këtij vendimi, për emisionin “Debat Plus” ka deklaruar se vendimi i Apelit është i befasishëm, dhe se sipas tij, gjykata nuk ka respektuar ligjet e Kosovës.

“Duke u bazuar vetë në ligjin për krimin, e Dhomave të Specializuara në të cilin parashihet që Dhomat e Specializuara funksionojnë dhe janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Për mua vendimi i Apelit është pak befasues, duke marrë për bazë fare nuk ka funksionuar në kuadër të sistemit të Kosovës”, ka deklaruar avokati Shala për emisionin Debat Plus.

Ai ka shtuar se gjykata ka shkelur ligjet dhe ka vepruar jashtë kornizave të sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Lidhur me vendimin, Shala është pyetur “Pra, nuk ka respektuar ligjet tona, i bie që nuk është gjykatë e Kosovës?-  “Me këtë vendim ashtu rezulton”, ka shtuar ai.

Exit mobile version