23.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Avokati serb: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës

- Advertisement -

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në një intervistë për Debat Plus, ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.

Sipas tij është në interes të Serbisë që ta njoh dhe ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj ndërkombëtare.

Ai theksoi se pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i kryer.

“Jo vetëm që e pranoj pavarësinë e Kosovës, konsideroj që është në interes të Serbisë ta prnaojë pavarësinë e Kosovës, e vetmja rrugë me të cilën është Serbia të shkojë është ta ndihmoj fqinjin Kosovën që të bëhet anëtarë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, intert5esi natyror është që fqinji i tij të jetë i mirë… mendoj jo vetëm që e njoh pavarësinë e Kosovës, kjo është kryer që moti. Vendi im duhet ta ndihmojë Kosovën jo vetëm ta arrij nivelin e plotë të pavarësisë, por ta ndihmojë dhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.”, tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit