Home Lajme Avokati Rrecaj për Qeverinë Kurti: Pushtet me mentalitet autoritar

Avokati Rrecaj për Qeverinë Kurti: Pushtet me mentalitet autoritar

0
Avokati Rrecaj për Qeverinë Kurti: Pushtet me mentalitet autoritar

Avokati Visar Rrecaj ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimet dhe sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Sipas Rrecajt, këto sulme janë pjesë e një mentaliteti autoritar që përpiqet të delegjitimojë dhe të ushtrojë ndikim mbi institucionet e pavarura, duke përfshirë sistemin prokurorial, respektivisht Prokurorinë Speciale.

“Komplet Qeveria kur kanë hy në pushtet nuk e akne kuptuar raportin e forcave të pushteteve në kuadër të shtetit. Duke menduar se në momentin që hynë në qeveri, duke marrë ekzekutivin të gjitha institucionet e tjera të pavarura duhet të iu nënshtrohen këtyre. Këta nuk e kanë kuptuar sidomos forcën e pushtetit të gjyqësorit, në kuadër të cilit hyn edhe sistemi prokurorial. Ndërsa sulmi i tillë që i a bërë me theks të veçantë prokurorisë dhe sistemit prokurorial dhe Prokurorisë Speciale, unë mendoj që e ka edhe një zanafillë shumë më herët. Mendoj që kjo është një nxitje e urrejtjes ndaj këtij institucioni, që ka lindur në datën kur edhe ka vdek në burg Astrit Dehari. Prej atëherë e ki ministren aktuale të Drejtësisë dhe kryeministrin edhe disa eksponentë të tjerë që e cilësojnë vrasje, e këtë rrenë – duke qenë shteti ka thënë vrasje – e ka ushqyer avokati Tomë Gashi. Duke nxitur urrejtje që kasata politike aktuale e ka krijuar një bindje që prokuroria e shtetit është e korruptuar e kapur.

Tendenca është për të kapur edhe për të shtura ndikimin edhe mbi institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Sepse në një pushtet me mentalitet autoritar si prioritet e shtron edhe çështjen  e kapjes së Prokurorit të Shtetit”, ka thënë Rrecaj.

Exit mobile version