5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Avokati Pallaska e fiton betejën në Speciale përballë Prokurorisë së Hagës

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Hagës ka humbur betejën përballë avokatit Dastid Pallaska i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i Trupit Gjykues, Charles L. Smith ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’ia tërhequr vëmendjen Pallaskës për deklarimet e bëra në televizionin publik të Kosovës.

Paneli i gjyqtarëve në pikën 17 të vendimit, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë kundër avokatit Pallaska, duke konstatuar se deklaratat e avokatit në RTK nuk përbënin përpjekje për të mashtruar publikun me vetëdije apo për të ndikuar në vendimet e Panelit, nuk ka zbuluar ndonjë informacion konfidencial, dhe konstatojnë se Prokuroria Speciale e Hagës ka dështuar të demonstrojë se “vërejtja” ndaj avokatit është e nevojshme në rrethanat e rastit.

Gjithashtu Paneli i gjyqtarëve ka potencuar kërkesa e Prokurorisë për “vërejtje” do të ishte ndërhyrje në të drejtën e avokatit Pallaska për të pasur lirinë e fjalës nëse

“Për këto arsye, Paneli refuzon kërkesën e PSP-së që z. Pallaska të paralajmërohet”, thuhet në pikën 17 të vendimit.

Dy javë më parë ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi i ishte kundërpërgjigjur pretendimet të Prokurorisë Speciale, duke akuzua Prokurorinë se i kanë manipuluar dhe keqinterpretuar deklaratat e avokatit Pallaska në RTK. Gjithashtu mbrojtja e Thaçit kishte konstatuar se kërkesa e ZPS-së për t’ia tërhequr vërejtjen avokatit Pallaska bazohet në keqinterpretime që ia kanë bërë komenteve publike të avokatit Pallaska.

“Kërkesa bazohet në keqinterpretime të komenteve të z. Pallaska” theksohej në përgjigjen avokatëve të bërë para dy javësh.

Avokatët kishin thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar “përmes përdorimit të elipsave, ka manipuluar deklaratat e z. Pallaska për të prodhuar një pretendim se z. Pallaska po e akuzon publikisht Prokurorinë se po propagandon të pavërteta, për ta etiketuar Kosovën si shtet kriminal”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit