23.1 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Avokati Musa: Procesi në Hagë, me probleme të mëdha

- Advertisement -

Avokati Skënder Musa shprehu shqetësimin e tij për qasjen e Dhomave të Specializuara ndaj kërkesave të mbrojtjes dhe pranimin e provave që, sipas tij, janë të diskutueshme.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, pothuajse të gjitha kërkesat dhe ankesat e mbrojtjes janë refuzuar nga trupi gjykues. Nuk është aprovuar asgjë me peshë nga propozimet tona”, tha ai në RTK.

Sipas tij, shqetësimi më i madh ka të bëjë me pranimin e provave të ardhura nga MUP-i serb që, siç tha ai, ka qenë aktivisht i përfshirë në luftën në Kosovë.

“Kemi qenë të shqetësuar për pranimin e provave të ardhura nga MUP-i, duke marrë parasysh se ky institucion ka pasur rol aktiv gjatë luftës dhe ka pasur mundësi reale për fabrikimin dhe falsifikimin e provave. Pranimi i tyre pa hezitim nga Dhomat e Specializuara është tejet shqetësues”, theksoi ai.

Musa gjithashtu kritikoi institucionet shtetërore të Kosovës për mungesë të reagimit të fortë ndaj kësaj situate.

“Ministria e Drejtësisë, Kryeministria dhe Presidenca është dashur të reagojnë më fuqishëm, si në aspektin politik, ashtu edhe juridik, sepse këtu bëhet fjalë për udhëheqës të shtetit dhe të luftës”, theksoi Musa.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci të fuqishme për sjelljen e të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor.

Të ngjashme

Të fundit