15.3 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Avokati Musa: Pres lirimin e ish krerëve të UÇK-së, e tmerrshme të dënohen pa prova për vepra kaq të rënda

- Advertisement -

Avokati Skender Musa, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, ku po gjykohen ish krerët e UÇK-së.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha që pret që procesi të përfundojë në nëntor apo pak më vonë dhe se të rëndësishëm janë dëshmitarët e mbrojtjes së ish presidentit Thaçi, pasi janë njerëz të besueshëm dhe eminent.

“Tash edhe ata vet treguan afatin administrativ kur mendojnë ta kryejnë procesin sipas gjykatës në muajin nëntor. Pres që brenda këtij muaji apo pak më vonë të përfundojë procesi gjyqësor. Janë me rëndësi shumë dëshmitarët e mbrojtjes së z.Thaçi, ish president i Kosovës, janë njerëz eminent, janë njerëz me kredibilitet dhe besueshmëri maksimale në proces. Besoj që përmes dëgjimit të këtyre dëshmitarëve, do të arrihet që të hidhen poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë speciale dhe do të rrëzohen pretendimet e dëshmitarëve të kësaj prokurorie sepse nuk është njëjtë të dëgjohen ish zyrtarë të lartë të NAOT-s, të SHBA-ve dhe BE-së dhe të krahasohet dëshmia e tyre me njerëz të caktuar që ne i njohim në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Musës, gjykata duhet t’i marrë parasysh dëshmitë e tyre që janë më objektiv se dëshmitarët që kanë qenë kundër.

“Kështu që, edhe kur të analizohen dëshmitë, padyshim që gjykata duhet t’i marrë parasysh ata që kanë më shumë njohuri, që janë më objektiv se sa ata që dyshohet se mund të jenë të paguar, mund të jenë të nxitur apo mund të jenë fare persona që nuk kanë qenë këtu në Kosovë në kohën e luftës”, ka theksuar avokati për Gazeta Blic.

Ai beson fuqishëm se ish krerët e UÇK-së do të lirohen si të pafajshëm, teksa thotë se në të kundërtën do të ishte e tmerrshme që ata të dënoheshin për vepra kaq të rënda, pa pasur prova.

“Unë besoj fuqishëm që pas dëgjimit të këtyre dëshmitarëve dhe gjatë gjithë procesit mbrojtja ka qenë shumë efektive, vet liderëve të UÇK-së por edhe avokatëve të tyre, padyshim pres që të lirohen, nëse arrihet të sigurohet proces i drejtë gjyqësor, sepse nuk ka pasur ndonjë provë të fortë që ka mundur t’i lidhë njërin nga katërshja e UÇK-së që tani janë duke u gjykuar, nga një rast individual apo qoftë edhe përmes urdhërdhënies, siç kanë pretenduar këta, përmes hirearkisë institucionale që kanë mundur të parandalojnë apo që kanë urdhëruar të kryejnë ndonjë vepër penale. Nuk ka pasur asnjë provë bindëse për këto që po flas që kanë qenë publike, që i kemi përcjellë, nuk ka pasur prova bindëse për të vërtetuar ndonjë dyshim të bazuar se këta persona kanë kryer krime lufte apo veprime kundër të drejtave ndërkombëtare, prandaj pres lirimin e tyre, në të kundërtën do të ishte e tmerrshme për drejtësinë edhe të Kosovës, edhe për drejtësinë ndërkombëtare që të dënohen njerëz pa prova për vepra kaq të rënda”, ka deklaruar avokati Skender Musa.

Të ngjashme

Të fundit