Mbrojtja e Hashim Thaçit vlerëson se afati prej 60 ditësh për aktgjykim është standard dhe se 19 maji duhet të jetë data e fundit për vendim mbi lirimin e tij.
Avokati Luka Misetiq kërkon që, nëse gjyqtarët vendosin për lirim, ai të bëhet pa pritur afatet formale, duke u bazuar në praktika ndërkombëtare.
Ai përmend raste si Zlatko Aleksovski dhe Jean-Pierre Bemba për të mbështetur këtë qasje.
Sipas tij, liria e Thaçit duhet të trajtohet me prioritet dhe të zbatohet menjëherë.






