16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Avokati kosovar: Prapa procesit në Gjykatën Speciale të Hagës qëndron Serbia

- Advertisement -

Në vitin 2023, një i intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka paraqitur një ankesë në zyrën e Ombudspersonit të Dhomave të Specializuara për një rast që ndodhi gjatë një intervistimi me një zyrtar të prokurorisë.

Ai është ankuar për përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija” – term i përdorur nga Serbia – nga ana e zyrtarit të Prokurorisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pranuar se përdorimi i këtij termi ka qenë një gabim dhe ka theksuar se ai nuk është pjesë e praktikës standarde të Prokurorisë. Pas kësaj, Zyra ka konfirmuar se masat do të merren për të siguruar që ky gabim të mos përsëritet në të ardhmen.

Megjithatë, Ombudspersoni ka refuzuar ankesën, duke e konsideruar se nuk kishte shkelje të të drejtave të njeriut.

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar këtë rast duke shprehur dyshime të thella mbi objektivitetin e procesit gjyqësor, raporton Dukagjin.

Të ngjashme

Të fundit