Avokati Arianit Koci nuk beson se procesi i liberalizimit të vizave nuk do të ndikojë në largimin e qytetarëve nga Kosova.
Ai ka bërë me dije se deri me tani kush e ka pas në plan të largohet nga Kosova është larguar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se liberalizimin e vizave e shoh një proces normal.
“Secili që e ka pasë në mend me e lëshu Kosovën, e ka gjetë mënyrën. Me apo pa viza. Prandaj, liberalizimin e vizave e shoh një proces normal në shoqërinë tanë. 2. Rritja e rrogave, nuk është domosdoshmërisht parakusht që rinia mos me e lëshu Kosovën. Në anën tjetër, kemi nevojë për më shumë interaksion me vlerat përendimore. Me kulturën dhe arsimin e tyre. Kemi qenë në geto për vite të tëra. 3. Për këtë arsye, edhe shkuarjen e rinisë e shoh si fenomen pozitiv”, ka shkruar ai.
Sipas tij, lëvizje të qytetarëve do të ketë çdo herë.
“Dikush shkon, mbetet atje dhe vjen na viziton. Dikush shkon e kthehet. Investon kapital dhe na bjen një frymë ndryshe kulturore dhe sociale. Kulturë të punës. 4. Sidoqoftë, migrimet dhe lëvizjet e popullatës une i shoh si fenomen pozitiv. Mbi të gjitha, ky është proces i pandalshëm. E ne që mbesim, e gjejmë mënyrën si me jetu dhe me mbijetu. Gjithmonë. Me rëndësi është që Kosova me qenë e hapur për të gjithë”, ka shkruar ai.