0.8 C
New York
Friday, January 3, 2025

Buy now

Avokati Koci: Ramush Haradinaj ka dëshmuar në gjykatë për rastin e veteranëve, Elez Blakaj në kryeministri ka konfiskuar formularët

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci e ka sqaruar situatën lidhur me intervistimin e pretenduar të Ramush Haradinajt lidhur me rastin e Veteranëve.

Koci ka bërë të ditur se Ramush Haradinaj ka dëshmuar në Gjykatë me kërkesën e tij. Përderisa, në Kryeministri nuk ka pasur asnjë intervistim.

Sipas avokatit, prokurori Elez Blakaj kishte shkuar për të konfiskuar dokumente.

Komenti i Kocit:

Te rasti i Veteranëve të Luftës, ngjarja ka ndodhur kështu:

Unë e kam propozuar Ramushin si dëshmitar, dhe kërkesa ime është aprovuar nga Gjykata.

Ramushi ka ardhë në gjykatë dhe unë e kam marrë në pyetje.

Gjykimi ka qenë publik.

Sa i përket prokurorit Blakaj, gjatë gjykimit është përmendur që ai ka qenë në Kryeministri për të marrë/konfiskuar formularët dhe dokumentet që lidhen me lëndën e sipërpërmendur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit