Arianit Koci ka bërë me dije se ndodhet në Beograd, në cilësinë e avokatit, për rastin e arrestimit të Mit’hat Lozhanit nga policia serbe.
Ai në një postim në Facebook shkruan se ky rast po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm.
Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani u arrestua të enjten, më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.
“Janë marrë informacione për trajtim fizik të papërshtatshëm, marrje në pyetje të vazhdueshme dhe presion brenda paraburgimit. Këto pretendime duhet me u verifiku menjëherë”, shkruan mes tjerash Koci në Facebook.






