Avokati i njohur Arianit Koci ka kritikuar Gjykatën Speciale për mungesë të transparencës në rastin e bastisjeve e shtëpive të këshilltarëve të ish-Presidentit Thaçi. Sipas Kocit, megjtihëse hetimet janë të fshehta, është mirë që Specialja të ndaj më shumë informacione për publikun në lidhje me aksionet e tyre.
Sidomos, kur kihet parasysh fakti se bëhet fjalë për ish-Presidentin e Republikës.
Postimi i plotë i Kocit:
Nuk ka obligim ligjor Prokurori i Specializuar, por ne si publik duhet ta kemi informatën bazike se pse po ndodhin bastisjet te thuaja të gjithë bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Thaçi!
Çka po ndodh?
Sa më shumë ka informata publiku, më shumë i beson Dhomave të Specializuara.
Natyrisht, nuk po kërkoj që të zbulohen informatat sensitive që kanë të bëjnë me rrjedhën e hetimit.Jam i vetëdijshëm që hetimi është i fshehtë.
Por, mund të gjindet një mes: duam pak më shumë informata se çka dhe pse po ndodh?
Në fund të fundit, z. Thaçi ka qenë president i Kosovës dhe njëri ndër bartësit e luftës.