27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Avokati Koci me reagim të ashpër: E mbajtën ulur, me duar të lidhura, pa ndjenja – ai ka qenë i vdekur

- Advertisement -

 

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve të reja për rastin e Agon Zejnullahut.

Koci ka thënë se për minuta të tërë, e mbajnë viktimën me pranga, edhe pse ai dyshohet të ketë qenë i vdekur.

Postimi i plotë:

Pjesa më e rëndë është në fund – pak para se të mbërrijë ndihma e parë.

Viktima – i ulur, me duar të lidhura. Pa ndjenja. Dyshohet se veç ka qenë i vdekur.
Dy policë e mbajnë për krahësh. I treti e spërkat me ujë.

Pa vetëdije. Pa asnjë reagim. E megjithatë – nuk ia heqin prangat.

Në vend se ta shtrijnë në tokë, t’i kontrollojnë pulsin dhe t’i japin ndihmën e parë – vazhdojnë ta mbajnë për krahu.

Madje, e vendosin në lëpushkë, me pranga – kur e fusin në autoambulancë.

E gjithë kjo – pa asnjë përpjekje për intervenim mjekësor nga ana e policisë.
Pa e kontrolluar nëse merr frymë.

———

Çdo polic – duke na përfshirë neve, shoferëve – jemi të aftësuar për dhënien e ndihmës së parë.

Pse njeriu pa ndjenja me i pasë duart e lidhura prapa? Ashtu vështirësohet frymëmarrja – nëse ka qenë gjallë.

Pse nuk është mbajtur në gjendje të shtrirë?

Nuk ka shtet normal në botë ku një njeri pa ndjenja nuk trajtohet menjëherë si rast urgjent mjekësor.

Për fund, nuk mundem të mos them se kjo ngjarje tragjike, ky krim, nuk bart vetëm pasoja penale individuale.
Këtu ka edhe përgjegjësi komanduese dhe politike.

Nuk mundesh me u krekosë me të arriturat e policisë në veri – e mos me marrë përgjegjësi kur ndodhin krime të tilla!

Të ngjashme

Të fundit