Barrë të Papaguara”, është episodi i dytë i dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, me autor Sefer Zogaj, produkt i Sbunker me transmetim në T7.
Ky episod ka trajtuar problemet e grave në tregun e punës.
Avokati Arianit Koci, ka thënë se ka pasur raste kur gratë janë përjashtuar nga puna vetëm pse kanë njoftuar se janë shtatzënë.
Ai ka shtuar se gratë nuk pranohen në punë në konkurse kur tregojnë që po presin një fëmijë.
Kjo lidhet me pushimin e lehonisë, çështje problematike pasi shteti nuk e merr përgjegjësinë e plotë.
“Gratë ankohen te pushimet e lehonisë, por edhe gratë kanë fillu edhe me u ndërgjegjesu sepse një periudhë nuk janë anku sa duhet…. Kanë ndodhur kur ju kanë shkelur të drejtat, veç pse është shtatzënë, ose kur e ka kuptu që është shtatzënë nuk e ka marrë në punë”, ka thënë ndër tjerash Koci.
Më poshtë mund ta shihni episodin e plotë: