Avokati Arinanit Koci e ka nisur ditën e Bajramit me një hadith të profetit Muhamed.
Ai ka cituar thënien profetike se “Mirësia është shenjë e besimit dhe kushdo që nuk ka mirësinë nuk ka besim”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është postulati bazë i fesë islame.
“Në emër të Zotit më të mëshirshmit dhe më zemërbutit, Për hajër iu qoftë Bajrami!
2. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi te) ka thënë: “Mirësia është shenjë e besimit dhe kushdo që nuk ka mirësinë nuk ka besim”.
Ky është postulati bazë i fesë islame. Feja është e mira. Toleranca. Pa kufizime dogmatike.
3. Në frymë të predikimeve të Profetit, shpresoj që këtë vit do të jemi më të mirë, më tolerant! E ju që keni agjëruar, Zoti iu pranoftë atë dhe të gjitha veprat e hajrit. Paqja qoftë mbi ju! As-salamu alaykum!”, ka shkruar Koci.