Avokati Arianit Koci deklaron se sapo ka pirë kafe me reperin Mozzik, për të cilin mbrëmjen e sotme u raportua se u arrestua.
Sipas raportimeve të Indeksonline, bëhet fjalë për dy orë luksoze të reperit që vunë në lëvizje policinë doganore.
“Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Posa piva kafe me të”, ka shkruar Koci në FB.
Ndërkohë, nuk ka akoma ndonjë reagim nga vetë reperi e as nga Policia e Kosovës.