4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Avokati Kërveshi: Nuk ndiqet një mjek që ka provuar ta shpëtojë jetën e pacientit

- Advertisement -

Avokati Kujtim Kërveshi i ka dalë në mbrojtje doktorit Kushtrim Shala, i cili kishte kryer një operacion të rrallë në Klinikën e Kardiologjisë, por që pacienti pas një kohe kishte ndërruar jetë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ndiqet një mjek që ka provuar ta shpëtojë jetën pacientit me metodë që njihet në shkencë.

Sipas tij, mjeku përgjigjet nëse përdor metodë jo konvencionale.

Turma, don me e gjyku ekipin e mjekëve sepse ata paskan “provuar” një metodë të re! O hetues e prokuror, horrë mos u bani! Mos i bini mbrapa turmës! Nuk ndiqet mjeku që ka provuar ta shpëtoj jetën pacientit me metodë që njihet në shkencë, mjeku përgjigjet nëse përdor metodë jo konvencionale, e jo pse perdor metodë të re ndaj pacientit! Nëse metoda e “re” është e njohur për Botën e jo pēr ne, çka t’ju bajmë mjekëve që paskan fatin e mjerë me sherby këtu ku e “reja” luftohet me gjykimin e turmës!”, ka shkruar Kërveshi.

Sipas tij, turmat nuk duhet të bëjnë gjykimin e profesionistëve.

Nuk i kam të njohura gjitha faktet e rastit, por do të doja të jetonim në një shoqëri ku turma nuk e ban gjykimin e profesionalistëve dhe ku shkenca hec përpara! Turma, ka merak me e rruajt gjendjen e qetësisë dhe komeditetit, mundësisht këta profesionalistët tanë që vinë nga shkolla prestigjioze duhet me i segregu e me i pengu deri në sakaj, sepse këtu duhet me përdor vetëm “metoda” të vjetra”, ka shkruar ai

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit