1.8 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Avokati i Thaçit: ZPS premtoi spektakël, nuk ofroi asgjë, ka bërë mëkat të madh dhe të pafalshëm në gjykim

- Advertisement -

Avokati mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka thënë se Prokuroria e Specializuara e Hagës, ka bërë mëkatin, për të cilin një mentor i kishte folur shumë kohë më herët, e ku theksoi se këtë mëkat e ka bërë ZPS-ja duke premtuar fishekzjarrë dhe spektakël, por pa paraqitur asgjë.

“Siç e thashë të hënën, paneli në gjykimin Mustafa ishte i qartë: barra e provës bie mbi ZPS-në dhe vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan në këtë. Mentori im më mësoi mua para shumë kohësh se “mëkati më i madh në ndonjë gjykim është që të premtohet më tepër sesa mund të paraqitet” dhe ZPS e ka bërë këtë mëkat të madh dhe të pafalshëm në këtë gjykatë. Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë. Kjo ndodhi edhe të hënën. Ju dëgjuat referencën e tyre, thanë që do ta bënin këtë gjë, por nuk e bënë. Duket se ZPS në fund do të jepte një shpjegim të asaj që Hashim Thaçi ka thënë apo ka bërë, por a ua dhanë ata këtë argument? Çka saktësisht, sipas ZPS-së, tha Hashim Thaçi se do të bënte? Çka saktësisht, sipas ZPS-së, bëri Hashim Thaçi për ta zbatuar apo për ta vënë në jetë atë që tha? ZPS nuk kishte përgjigje. Këto ishin premtimet boshe të tepërta që nuk do të ndiqeshin me fakte”, tha Mesetiq

Të ngjashme

Të fundit