0.7 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Avokati i Thaçit sot paraqet deklaratën përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se sot në orën 09:00 do të nis deklaratën përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi… në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

Avokati shpërndau një postim të Speciales për transmetimin e deklaratës përmbyllëse.

Prokuroria e Specializuar, ndërkaq, përfundoi dje deklaratën e saj përmbyllëse në këtë gjykim.

Të ngjashme

Të fundit