Figura të njohura, personalitete e diplomatë të fuqishëm, pritet ta kenë Hagën adresë javëve në vazhdim.
Kjo pasi ata do të jenë dëshmitarë të ekipit mbrojtës të Thaçit, në rastin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Një fakt i tillë u konfirmua në konferencën e sotme për përgatitjen e çështjes në Hagë, raporton Nacionale.
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, bëri të ditur se përveç dëshmitarëve në sallën e gjykimit, disa dëshmi do të jenë me shkrim. Kjo pasi ish-sekretarja amerikane Albright e diplomati Holbrooke, kanë vdekur.
“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll etj. Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë. Informacioni shfajësues merr peshë të madhe, sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues. Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, tha Prosper.
Avokati tjetër i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, bëri të ditur se synojnë që të përfundojnë me dëshmitarët dhe provat, më së largu në fundin e nëntorit. Megjithatë, kjo varet edhe nga koordinimi i kohës për dëshmitarët, shkaku i agjendave të tyre. Sipas tij, mbrojtjes mund t’i duhen 35 orë për ta përfunduar rastin.
“Sa i takon rëndësisë së këtyre dëshmitarëve. Kemi marrë garanci sa u takon personave përkatës me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ata janë të informuar për të gjitha zhvillimet dhe ne i kemi bërë të gjitha planet mbi bazën e prezumimit që data e nisjes për paraqitjen e provave të jetë 15 shtatori”, tha Misetiq.
Në vazhdim Misetiq ka treguar se Qeveria e SHBA-së është plotësisht e informuar për zhvillimet brenda procesit gjyqësor.
“I kemi kërkuar Qeverisë së SHBA-së që ta ndjek konferencën për përgatitjen e mbrojtjes sot, ata janë plotësisht të informuar për pikën ku jemi në këtë proces gjyqësor.