Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi pranë Dhomave të Specializuara, Gregory Keohe, duke folur për nxjerrjen e materialeve ka thënë se e kanë ndërmend t’i dorëzojnë disa propozime Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në lidhje me krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Tutje, Keohe theksoi se këto krime, që janë vrasje ndaj shqiptarëve të Kosovës, janë të shumta.
“Kemi ndërmend që të dorëzojmë disa propozime ZPS-së në lidhje me krimet që janë kryer nga serbër kundër popullatës shqiptare të Kosovës, të cilat janë të shumta në numër. Shpresojmë që mund t’i shikojmë këto krime të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës dhe ato që janë vrasje ndaj shqiptarëve të Kosovës nga serbët. Kjo do të na shkurtojë shumë kohë”, tha avokati i Thaçit, Gregory Keohe.
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pranë Dhomave të Specializuara, Gregory Keohe, më herët shprehu pakënaqësitë e tyre, ndaj Prokurorisë Speciale, lidhur me vonesat e shumta në publikimin e materialeve në rastin e klientit të tij.