Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka deklaruar se do të vizitojë Prekazin dhe do të vendosë lule në varrin e Blerina Jasharit, pjesëtare e familjes Jashari, e vrarë gjatë nga forcat serbe në 1998-n.
Ky si reagim pasi Sandulloviq vizitoi Prekazin, e më pas u rrah brutalisht në Beograd.
“Te enjten, unë personalisht do të shkoj në Kosovë. Do të shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do të endos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998-n dhe më pas do të kthehem në Serbi njësoj si në rastin e Sandulloviqit. Do ta shikoj vendin tim në sy e do t’i them ‘ja ku jam, do më arrestoni’”, ka thënë avokati për Euronews.
Ai ka shtuar se Serbia nuk është vend që mund të shkojë drejt Evropës.