0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Avokati i Sandulloviqit: Edhe unë do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit

- Advertisement -

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka deklaruar se do të vizitojë Prekazin dhe do të vendosë lule në varrin e Blerina Jasharit, pjesëtare e familjes Jashari, e vrarë gjatë nga forcat serbe në 1998-n.

Ky si reagim pasi Sandulloviq vizitoi Prekazin, e më pas u rrah brutalisht në Beograd.

“Te enjten, unë personalisht do të shkoj në Kosovë. Do të shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do të endos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998-n dhe më pas do të kthehem në Serbi njësoj si në rastin e Sandulloviqit. Do ta shikoj vendin tim në sy e do t’i them ‘ja ku jam, do më arrestoni’”, ka thënë avokati për Euronews.

Ai ka shtuar se Serbia nuk është vend që mund të shkojë drejt Evropës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit