8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Avokati i Popullit tregon se çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e sigurisë në vendin e punës

- Advertisement -

Lëndimet në vendin e punës janë një nga temat më të ndjeshme në Kosovë. Shumë punëtorë, në mungesë të kushteve esenciale kanë humbur edhe gjymtyrët e trupit dhe kanë mbetur të paaftë për punë. E për këtë, procedurat ligjore kërkojnë goxha kohë e durim.

Lajmi.net në vazhdën e realizimit të emisionit dokumentar Pasojë, ka trajtuar lëndimet në vendin e punës me një rrëfim ekskluziv nga Fatmir Sopa i cili humbi këmbën, siç pretendon si pasojë e një problemi të pajisjeve në kompaninë ku po punonte, shkruan lajmi.net.

Pjesë e dokumentarit ishte edhe avokati i popullit, Naim Qelaj. Ai është shprehur se duhet të ketë plotësim-ndryshim të kornizës ligjore sa i përket të drejtave të të punësuarve në sektorin privat.

“Unë mendoj që duhet mu plotësu dhe duhet mu ndryshu korniza ligjore sa i përket të drejtave të punësuarve në sektorin privat, e di që është në fazë të ndryshimit dhe plotësimit ligji i punës bashkë besoj me këtë ligj do të ndryshohet edhe ligji për shëndetin dhe sigurinë në punë por mendoj që duhet me pas edhe një strategji kombëtare e cila ka me adresu qartë zgjidhjen e  problemeve të cilat ne po diskutojmë sot këtu. Nuk është vetëm koriza ligjore, nuk është vetëm ajo çka është detyrim i shtetit për t’i rregulluar çdo aspekt të drejtave të njeriut dhe të sigurisë së qytetarëve me ligj por duhet edhe mi fuqizu mekanizmat që e zbatojnë atë ligj që e mbikëqyrin atë ligj dhe në këtë rast duhet mi fuqizu inspektoratet, duhet mi fuqizu edhe vet gjykatën për me mujt me iu kriju lehtësira me iu kriju mundësi të punësuarave me i realizu të drejtat e tyre sepse vetëm kështu kemi ardhur me një stad kur edhe pronarët edhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve që punësojnë këta të punësuar me pas kujdes me i marrë të gjitha masat për mi siguru të gjithë të punësuarit në vendin e tyre të punës.”, thotë ai.

Qelaj thotë se sipas raporteve hulumtuese, koha mesatare për përfundimin e një procedure gjyqësore që lidhet me kontekstet e punës është 8 vite.

“Tash në këtë drejtim ne nuk kemi bërë hulumtim specifik lidhur me çështje gjyqësore që lidhen me kontekstet e punës, në fakt ne kemi bërë një hulumtim të përgjithshëm se sa kohë duhet një procedurë gjyqësore në kontest civil me filluar dhe me përfundua dhe mbi bazën e raporteve që ne i kemi publiku ka dalë që koha mesatare është 8 vite. Duke marrë parasysh që kontestet e punës dhe sipas ligjeve në Kosovë që janë obligative me i zbatu gjykatat përcakton kontekstet nga marrëdhënia e punës janë me prioritet pra kanë përparësi në zgjedhje mund të supozojmë që është një afat më i shkurtër por kur e marrim këtë afat sikur mesatar atëherë na del që rastet mund të jenë edhe shumë më tepër në zgjatje kohore sa 8 vite. Tani kjo çështje veç më është e njohur për qytetarët e vendit për institucionet se njëra prej problematikave që paraqiten në realizimin e të drejtave qytetarëve tonë janë në pikën e zvarritjes së procedurave gjyqësore unë po shpresoj që autoritetet kanë me reagua në këtë drejtim edhe Qeveria edhe vetë sistemi i drejtësisë ka me marrë masa që me përmirësuar gjendjen në këtë aspekt sepse po është problem i cili vazhdimisht po na paraqitet dhe po na shfaqet çdo vit. Për vite të tëra me radhë  në raportin e avokatit të popullit del se numri i më i madh i ankesave janë pikërisht për shkak të zvarritjes të procedurave gjyqësore e kjo për neve paraqet shqetësim sepse mohon ose dënon të drejtën për një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme që është një detyrim i shtetit mi sigurua qytetarëve të vet”, tregon Qelaj.

E aplikimi i Kosovës në këshillin e Evropës do të mund t’iu ndihmojë punëtorëve që lëndët e tyre t’i drejtojnë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e njeriut.

“Pavarësisht faktit që ne kemi gjykatën kushtetuese në Kosovë dhe ajo i trajton edhe këto aspekte të respektimit të drejtave të njeriut që janë të përcaktuara me instrumente ndërkombëtare, konventa por të drejtat e njeriut dhe konventa të tjera, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në këshillin e Evropës do kishte me qit shtetin para një përgjegjësie tjetër në një nivel tjetër të përgjegjësisë dhe të pasojave që ka mi pas nëse nuk arrijnë me i përmirësu gjendjen në këto sektorë. Pra ne e kemi shembujt e shtete të tjera që në momentin kur janë anëtarësuar në këshillin e Evropës dhe e kanë fituar atë ligjimitetin për me qenë pal në gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë vërshuar numër i madh i padive ankesave në këtë gjykatë pikërisht për shkaqe për arsye që ne po i diskutojmë për temat që po i diskutojmë sot këtu, dhe janë ballafaquar pastaj me pasoja sepse është dashur me i kompenzu dëmet që i kanë shkaktuar përmes veprimeve që i kanë cenuar dhe i kanë shkelur të drejtat e individëve në vendin e tyre është rasti i Shqipërisë, është rasti i Serbisë, është rasti i vendeve të tjera. Dhe në këtë drejtim mendoj që edhe ky është një si të themi një boshllëk i cili ndikon që situatën me pas këtu ku e kemi”, thotë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit