Avokati i popullit, Naim Çelaj, është shprehur se ka qenë shqetësuese për të ndërhyrja dhe arrestimet në raport me procedurat dhe ndikimet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë.
“Në faktë ka qenë shqetësuese për mu si avokat i popullit mënyra se si ka ndodhur ndërhyrje apo arrestimi, pastaj edhe procedura në raport me ndikimet mbrojtëse të akuzuarve në Hagë. Kjo pjesë ka qenë shqetësuesë për shkak se unë e kam të drejtën legjitime që Institucion i pavarur i të drejtave të njeriut me dyshu në ndikim që këto veprime kanë ndiku në mbrojtje dhe në këtë rast mund te këtë ndikim në cenim e një të drejte që ka secili e ka garantues i akuzuarve në këtë proces gjyqësor sipas konventës për të drejtat e njeriut dhe kushtetutës tonë për mbrojte në procese gjyqësore”, ka thënë Çelaj për Indeksonline.
Çelaj, tutje është shprehur se më shqëtësuese ka qenë fakti që veprimet janë ndërmarrë ndaj personavë që dikur kanë pozita të larta në Institucionet e Kosovos.
“Për mu ka qenë shqetësuese kur veprimet që janë ndërmarë, janë marë ndaj personave që kanë mbartë pozita shumë të larta Institucionale dhe padyshim që krejt kjo nuk lenë një shije të mirë në kuptim të asaj që këto veprime kanë mundur të ndikojnë në mosbesimin që kanë qytetarët në këtë gjykatë”, është shprehur Çelaj.
Ndërsa i pyetur se nëse Institucionet e vendit mund të ndërmarrin hapa për mbrojten e të drejtave të të akuzuarve në Hagë, Çelaj ka thënë se nuk menton që munden me bo diçka.
“Vetë gjykata duhet me u kujdes për respektimin e të drejtave të të akuzuarve, nuk mendoj që mujnë Institucionet e Kosovës me bo diçka. Për arsyje se është një standard që repsektohet në cdo shtet demokratik, është ndarja e pushteteve dhe në ktë rast pushti gjyqësor është i ndarë në raport me ekzekutivin qoftë ministria e drejtësisë apo të tjera”, tha Çelaj.