Institucioni i Avokatit të Popullit e ka konsideruar të pranueshme ankesën e Asociacionit të Komunave lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ.
Ky institucion ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.
Ankesa është paraqitur më 24 Janar 2022, lidhur me pohimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike në Projektligjin për Inspektimin Administrativ. Prandaj, në pajtim nenin 21.1.2. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, që kryetarët e komunave janë ankuar se s’janë konsultuar fare për këtë ligj. Ata e kanë konsideruar cenim të demokracisë lokale, teksa kanë dalë kundër procedimit të mëtutjeshëm të këtij projektligji, që, sipas tyre, ka shkelje kushtetuese.