0.4 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Avokati i Popullit: Mungesa e sigurimeve shëndetësore, shkelje e të drejtave të njeriut

- Advertisement -

Po bëhen gati 18 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, por qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

Ani pse ligji i parë për Sigurimet Shëndetësore është miratuar qysh në vitin 2014, një sistem i tillë nuk u funksionalizua akoma.

E nga Institucioni i Avokatit të Popullit, konsiderojnë se mungesa e sigurimeve shëndetësore përbën shkelje të të drejtave të njeriut, raporton Kiks Kosova.

Madje, në dhjetor të 2024-ës, ky institucion publikoi raportin ex-officio përkitazi me mbledhjen dhe raportimin e të dhënave shëndetësore në Republikën e Kosovës, sipas të cilit, theksohej se mungesa e të dhënave shëndetësore cungon sistemin shëndetësor në vend.

Në këtë raport, Ombudspersoni sugjeroi Ministrinë e Shëndetësisë të bëjë funksionalizmin e mekanizmave të cilat janë themelet e sistemit të sigurimeve shëndetësore në vend.

Pavarësisht thirrjeve të Avokatit të Popullit, institucionet, ndonëse pushtetet u ndërruan, nuk ndërmorën hapa konkretë për futjen në zbatim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Si rrjedhojë, vetëm gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit pranoi 41 ankesa nga qytetarët lidhur me mbrojtjen shëndetësore dhe sociale.

Ankesat e përvitshme, sipas këtij institucioni, pasqyrojnë situatën e rëndë të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit