27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Avokati i Popullit me thirrje Qeverisë: Ndajeni buxhetin për RTK-në

Avokati i Popullit ka kërkuar nga qeveria t’ia ndajë buxhetin RTK-së.

Në reagim, thuhet se nëse nuk ka buxhet, shkelen të drejtat e mbi 700 punëtorëve në RTK.

Njoftimi:

Avokati i Popullit shpreh shqetësim të thellë dhe i bënë thirrje të menjëhershme institucioneve shtetërore për veprim lidhur me situatën e krijuar në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) – nga bllokimi institucional pas zgjedhjeve të fundit – i cili ka bërë që rreth 700 punëtorë të transmetuesit publik të mbesin pa paga mujore.

Avokati i Popullit është njoftuar për këto shqetësime nga takimi i 18 korrikut me menaxhmentin e RTK-së ku theksuan se nëse kjo çështje nuk zgjidhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, RTK ka rrezik të ndaloj funksionimin për shkak të mungesës buxhetore.

Kjo situatë, si pasojë direkte e moskonstituimit të Kuvendit dhe mungesës së një autoriteti aktiv për miratim të shpenzimeve buxhetore, përbën rrezik të qartë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut, kjo nuk është vetëm krizë politike – është shkelje e të drejtave themelore.

Avokati i Popullit thekson se situata prek drejtpërdrejt këto të drejta të garantuara me Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut:

– E drejta për pronë – paga e fituar përmes punës përbën interes pasuror të mbrojtur. Mosshpërndarja e saj për shkak të mosfunksionimit politik përbën ndërhyrje të paligjshme.

– E drejta për qasje në drejtësi – në mungesë të një autoriteti funksional, punëtorët nuk kanë mundësi të kërkojnë drejtësi në mënyrë efektive.

– Liria e shprehjes – nëse kjo gjendje ndikon në funksionimin e mediumit publik, atëherë cenohen edhe të drejtat e publikut për informim të lirë dhe të pandikuar.

Avokati i Popullit i bën thirrje Qeverisë në detyrë që të përdorë instrumente buxhetore të përkohshme për të ekzekutuar pagat. Shteti nuk mund të tërhiqet nga obligimet e tij bazë ndaj qytetarëve vetëm sepse institucionet janë në krizë. Mosshpërndarja e pagave nuk është çështje teknike – është çështje dinjiteti, sigurie jetike dhe e drejtësisë sociale

Të ngjashme

Të fundit