27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria veprime të menjëhershme për pagat e rreth 700 punëtorëve të RTK-së

- Advertisement -

Avokati i Popullit shpreh shqetësim të thellë për situatën kritike në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), ku rreth 700 punëtorë kanë mbetur pa paga mujore si pasojë e bllokimit institucional pas zgjedhjeve të fundit. Ai i bën thirrje të menjëhershme institucioneve shtetërore për veprim dhe zgjidhje të situatës.

Gjatë takimit më 18 korrik me menaxhmentin e RTK-së, është bërë e qartë se nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ndërmerr veprime urgjente për zbatimin e pagave, RTK rrezikon ndërprerjen e funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Avokati i Popullit vlerëson se kjo krizë nuk është vetëm politike, por një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut.

Në veçanti, avokati thekson se kjo situatë prek drejtpërdrejt: Të drejtën për pronë, pasi pagat janë interes pasuror i mbrojtur dhe mosshpërndarja e tyre është ndërhyrje e paligjshme; Të drejtën për qasje në drejtësi, sepse mungesa e autoritetit funksional e pengon kërkimin efektiv të drejtësisë nga punëtorët; Lirinë e shprehjes, pasi ndalimi i funksionimit të RTK-së cenon të drejtën e publikut për informim të lirë dhe të paanshëm.

Avokati i Popullit i bën thirrje Qeverisë në detyrë të përdorë instrumente buxhetore të përkohshme për të ekzekutuar pagat dhe të mos tërhiqet nga përgjegjësitë bazë ndaj qytetarëve, pavarësisht krizës institucionale. Mosdhënia e pagave nuk është çështje teknike, por çështje dinjiteti, sigurisë jetike dhe drejtësisë sociale.

Të ngjashme

Të fundit