Avokati Arianit Koci është duke bërë një tur me biçikletë në vise të Shqipërisë.
Ai ka publikuar një video me një përshkrim të gjatë nga Shkodra, ku është zënë nga një stuhi e fuqishme.
Koci, në videon e publikuar ka thënë se ndjente dhimbje nga shiu i furishëm që e kishte zënë në një rrugë malore.
Në përshkrimin e tij, Koci ka shpjeguar se si gjatë stuhisë temperaturat kanë rënë në mënyrë rapide nga 30 gradë Celsius në 14 gradë.
Koci ka shkruar:
1.
Jezu Krisht, Subhanallah, dhe uratat Ati i ynë dhe Falemi M’ri, ishin reagimi i insitiktiv kur në bjeshkët e Shqipërisë, përnjëherë u ngrys, u bë zi e terr, filloi murmurima dhe vetëtima.
Shiu e breshëri i ashpër, e krijuan përshtypjen se gjithçka do të përmbytet shumë shpejt.
Temperatura ra prej 30* C në 14.
Dukej si fundi i botës.
Mali ishte krejt i thatë.
2.
Lutjet dhe faljet nuk i bëra prej frikës.
Përkundrazi, shiu me këtë mizanskenë më krijuaj një ndjenjë të përmbushjes shpirtërore.
Në këto momente e kupton që fuqia e natyrës është e pandalshme.
E une, në mes të asaj fuqie.
3.
“Subhanallah” e përsëriste gjyshja Xhevahire, në sinkron me vetëtimën dhe murmurimë pranë koftorit në Pejë.
Si një pesë vjeqar që isha, përsëritja e vazhdueshme e kësaj fjale në formë rituali, e zgjoi kureshtjen time.
Gjyshja e vërejti.
“Mos harro: sa herë veton dhe murmuron, duhesh me thënë Subhanallah. Sidomos nëse je ne natyrë. Zoti të ruan mos me të vra vetëtima.” – më tha gjyshja.
As vet nuk e di pse e kam memoruar atë moment.
Thuajse janë marrë vesh, edhe gjyshja tjetër – Paulina, e kishte refrenin e njejtë.
“Sa herë veton dhe murmuron, thirre Krishtin dhe thuaji dy uratat: Ati i ynë dhe Falemi M’ri. Zoti të ruan ty por edhe njerëzit në nevojë. Uratën nuk e bën veç për vete, mos harro.”
Momenti në shi, ishte një lloj kryerje e amanetit të gjysheve.
4.
Tri orë pandërprerë pedalova në shi, murmurimë dhe vetimë.
U knaqa.
Tash jam në Shkodër.
Ra terri.
E kam një shtytje të brendshme që me e vazhdu rrugën në drejtim të Ulqinit.
“Mos gabo me u nisë. Rri flej në Shkodër.” – më tha Merita, fëmijet dhe vëllëzërit në unison.
Por, qysh testohet ndryshe qëndrushmëria?