8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Avokati i njohur: Të bëhet hetim penal lidhur me përmbajtjen e këtyre doracakëve, përmbajnë elemente të veprës penale

- Advertisement -

Avokati i njohur Florim Shefqeti ka thënë se doracakët për edukimin seksual dhe shendetin riprodhues, përmbajnë elemente të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepër penale.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, avokati Shefqeti ka cituar Nenin 182, i cili përcakton se: Kushdo që përfshihet në një sjellje te vëmendjes së vazhdueshme dhe te padëshirueshme ose komunikon me qëllim te ngacmimit…………. ose nën shqetësim te madh emocional, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet” =

Si dhe paragrafin 2 të këtij Neni i cili përcakton: Neni 183, Ngacmimi Seksual, paragrafi 1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, ne veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, …., dënohet me gjobë ose me burgim deri ne tri (3) vjet. Paragrafi 2 ka përcaktuar se, citoj;” Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike te natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon nj mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”

Avokati ka cituar edhe paragrafin 3 të këtij neni i cili përcakton se: Kur vera penale nga paragrafi 1 i ketij neni kryhet nga kryesi i cili eshte mësues, …………., person te cilit i eshte besuar rritja ose kujdesi i personit te tille apo ne ndonje menyre tjeter ka pozite te autoritetit mbi ate person, kryesi denohet me burgim prej gjashte (6) muaj deri në tre (3), mbaron citati.

Ai ka thënë se duhett të bëhet hetim penal lidhur me përmbajtjen e këtyre doracakëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit