Avokati i njohur Xhevdet Smakiqi ka reaguar ndaj ftesës për intervistim të gazetarit Lirim Mehmetaj ndaj padisë së bërë nga deputeti i VV-së Dimal Basha kinse për nxitje të urrejtjes.
Smakiqi ka sqaruar në detaje gjithë procedurën duke i bërë thirrje prokurorit të rastit që çështjen ta mbyll në shqyrtimin e parë, pa pasur nevojë që gazetari Lirim Mehmetaj të intevristohet.
Ai ka thënë se gazetari Mehmetaj e ka të fituar këtë rast, e ku ka cituar nenin 40 të Kushtetutës së Kosovës.
Reagimi i plotë:
Nuk ka gjasa te kaloi ndonjë pretendim i Prokurorit te Shtetit ndaj lirise se shprehjes se gazetarit/opioninstit Lirim Mehmetaj per kinse vepren penale nxitja e perçarjes apo mosdurimit nga neni 141 i KPK-së.
Neni 40 i Kushtetutes se Kosoves garanton lirinë e shprehjes, Konventat Nderkombëtare te zbatueshme direkt me nenin 22 te Kushtetutes se Kosoves dhe praktika gjyqësore e Gjykates Europiane Per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg kanë vërtetuar ne shumë raste te gjykuara se gjuha e perdorur ndaj personave me pergjegjësi ekzekutive publike e politike nga secili qyetetarë apo gazetarë nuk mund te kufizohet as ndalohet sepse përbënë thelbin e lirisë se shprehjes dhe medias.
Prandaj Prokurori i Shtetit pa e paragjykuar njëanshmerinë e tij me një shqyrtim paraprak te pretendimeve te palës ankuese do te duhejt ta mbyllte rastin pas pasur nevojë për ftesë te intervistimit.
Kjo praktikë e prokurorisë se shtetit bie në kundërshtim me nenin 40 te Kushtetutes se Kosoves dhe se do te ishte noramale qe Kryeprokurori i Prokurorise Themelore ose Kryeprorkuri U.d i Kosoves te ia merrte lenden Prokurorit aktual për ta kthyer rendin kushtetutes.
Ne raportet e BE-se per vitin 2024 ky rast ndaj Lirim Mehmetaj do te regjistrohet si tendencë e nderhyrjes ne pavarësinë e media dhe cenimit te lirisë se shprehjes.
Lirimi nuk ka nevojë fare për asnjë mbrojtës sepse e mbronë neni 40 i Kushtetutes se Kosoves.