6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Avokati i njohur: E pakuptueshme pse ekzekutori ka marrë përsipër një krim të tillë kur e njihte familjen e viktimës

- Advertisement -

Avokati Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se dyshon se e vërteta për vrasjen e Liridonës, nuk do të dalë kurrë.

Ai tha se e vërteta e gjithë kësaj ngjarje tronditëse është vetëm në trurin e Naimit, ndërsa tha se është e pakuptueshme edhe arsyeja se pse ekzekutori ka marrë përsipër një krim të tillë.

Sipas Gashit vërtetë shuma 15 mijë apo 30 mijë euro janë shuma të mëdha, por të marrësh përsipër një krim të tillë në ato rrethana kur i njihte edhe familjen viktimës, është diçka jashtë jologjike.

“Unë mund të them se vetëm në trurin e Naimit mund ta gjejmë arsyen e vrasjes së Liridonës. Niami është ai djalli që ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, por ekzekutori është person tjetër.

Nëse shikojmë në aspektin njerëzor dhe ligjor, si është e mundur që dikush të pranojë me kaq lehtësi, pa marrë parasysh çfarë shume lekësh i ofrohet që të kryej një krim kaq të shëmtuar, posaçërisht kur vrasësi i pretenduar duket se i ka njohur të gjithë.

Ai i ka njohur Liridonën, Naimin dhe familjet e tyre. Ata janë të dy fshatrave që janë fare afër Gjakovës. Është çmenduri që ka njerëz që për lekë nuk lënë gjë pa bërë”,-tha Tomë Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit