11.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Avokati i Kurtajt: Unë s’e di si janë lënduar dy serbët, njëri kishte gërvishje në dorë

- Advertisement -

Kujtim Kërveshi, avokat i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtajt nuk pajtohet me cilësimin që prokuroria ia bëri plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë si “vrasje në tentativë”.

Ai tha se nuk e di se si janë lënduar dy të rinjtë.

“Nga predha e kujt janë lënduar, a janë vetlënduar, unë nuk e di. Këtë duhet të na e tregojë prokuroria”, tha avokati në Frontal të T7.

Sipas tij, njëri prej të plagosurve kishte “gërvishje në dorë”. Kërveshi shtoi dyshime se nga çfarë kanë mundur të vinin ato gërvishje.

Ai thotë se klienti i tij kishte shtënë dy herë, një herë në ajër, dhe më pas “drejt tokës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit