9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Avokati i Gramoz Vokrrit tregon shkeljet e FFK-së

- Advertisement -

Pas klubit të futbollit Vitia, i cili kishte ngritur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor për kryetar të saj, sot në gjykatë është dorëzuar edhe një padi tjetër ndaj shtëpisë së futbollit.

Kësaj here FFK-ja e udhëhequr nga Agim Ademi është paditur nga Gramoz Vokrri.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gramoz Vokrri për Gazetën Express. Përmes kësaj padie të përgatitur nga avokati i Vokrrit, Arbër Krasniqi, kërkohet nga gjykata që ta vendosë masën e përkohshme për pezullimin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së të thirrur për datën 6 prill.

“Jemi duke e dorëzuar padinë mbi anulimin e vendimit mbi refuzimin e kandidatit Gramoz Vokrri. Ne kemi konstatuar dhe kemi gjetur shkelje ligjore”, tha avokati Krasniqi për Gazetën Express.

“Gjithashtu, do ta kërkojmë anulimin e mbajtjes së Kuvendit për shkak të shkeljeve që janë bërë”, u shpreh ai.

Avokati i Gramoz Vokrrit konsideron se FFK-ja në mënyrë të paligjshme e ka refuzuar aplikimin e djalit të legjendës së ndjerë, Fadil Vokrrit, që të kandidojë për kryetar, duke e certifikuar vetëm Agim Ademin dhe për të shkuar në zgjedhje vetëm me një kandidat.

Sipas taborit të Gramoz Vokrrit, FFK-ja me Agim Ademin kanë bërë shkelje të shumta dhe flagrante të Ligjit të Sportit dhe Statutit të saj që nga fillimi i këtij procesi e deri më sot.

Kjo palë kujton se këto shkelje janë konstatuar edhe nga një opinion ligjor që e ka nxjerr Departamenti Ligjor i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, sipas të cilit, FFK-ja nuk e ka respektuar Ligjin e Sportit dhe Statutin e saj, të cilat i ka shkelur në disa nene.

Zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Fikret Shatri, mbrëmë deklaroi se Departamenti Ligjor i MKRS është 100 për qind profesional dhe konstatimet e nxjerra janë të sakta. Ai tha se nëse një federatë nuk e respekton Ligjin e Sportit dhe Statutin e vet rrezikon të mos licencohet. Sipas tij, një federatë e pa licencuar nga MKRS nuk mund të organizojë gara dhe rrjedhimisht humb subvencionimet nga buxheti i Kosovës e po ashtu nuk mund të llogaritë nga lehtësimet që ofron Ligji i Sponsorizimeve i cili ka dalë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njësoj sikurse Ligji i Sportit.

Ditë më parë u raportua se edhe klubi i futbollit Vitia ka ngritur padi në gjykatë kundër FFK-së me pretendimin se procesi zgjedhor po bëhet në kundërshtim me Ligin e Sportit dhe Statutin e FFK-së. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit