-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë

- Advertisement -

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka thënë se raporti i autopsisë të së ndjerës ka qenë i tmerrshëm.

Rexhepi  në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë se kjo ka qenë vrasja më e tmerrshme që ka ndodh në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.

“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i familjes konsideroj që vrasje më të rëndë në periudhën e pasluftës në Kosovë nuk ka pasur, është vrasja më e tmerrshme që ka mujt me ekzistu”.

Tutje ai tha se vrasja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme, duke i bërë dhunë sistematike.

“Cdo vrasje është e keqe, mirëpo vrasjet zakonisht me plumb janë vrasje të shpejta,. Këtu kemi të bëjmë me një vrasje të ngadalshme e të dhunshme.

E ndjera ka pasë një dhunë në mënyrë sistematike dhe në procedurë të ngadalshme.  Unë jam tmerruar kur e kam pa raportin e autopsisë. Është një vrasje shumë e rëndë”, tha Rexhepi.

“Te trupi i të ndjerës iu kanë gjet disa analgjetikë që përdoren zakonisht te personat që kanë dhimbje të mëdha. Atë e kanë shti me përdor për mos me i ndi dhimbjet”, tha Rexhepi, duke shtuar se kësi rasti nuk ka parë asnjëherë në jetën e tij.

“Kam komunikim pothuajse cdo ditë me familjen e tyre. Gjendjen e kanë të keqe, vetëm po iu rëndohet gjendja. Marigona ka qenë fëmija më i madh, dhe fëmijët e tjerë më të vegjël, në bazë të deklarimeve të prindërve ata nuk po pajtohen assesi. Ju ka krijuar një frikë atyre. Pasojat janë shumë rënduese për familjen”, tha Rexhepi.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit