-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Avokati i familjes Osmani paralajmëron ankesë: Edhe Arbër Sejdiu duhet të dënohet me burg të përjetshëm

- Advertisement -

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj të akuzuarve për vrasjen e 18-vjeçares.

Rexhepi ka thënë se nuk pajtohet me dënimin për 15 vite burgim ndaj Arbër Sejdiut, të akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprave penale të vrasjes dhe dhunimit.

“Sigurisht unë do ta paraqes ankesën. Të dy të akuzuarit e mendojnë burgun e përjetshëm. Vazhdoj të qëndroj mbi atë se vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në Kososvën e pasluftës”, ka thënë avokati Rexhepi.

“Pasi ta marrim aktgjykimin, sigurisht se do ta bëjmë ankesën tonë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit