Avokati i Asocicaionit të Gazetarëve të Kosovës Yll Zekaj, thotë se rasti i Astrit Deharit po keqpërdoret për të atakuar mediat. Sipas tij kjo ndikon në rrezikimin e punëtorëve të medieve.
“Keqpërdorimi i këtij rasti për të sulmuar mediat, rrezikon të gjithë punonjësit e medieve, sepse krijon një atmosferë armiqësore ndaj medieve, dhe si e tillë pastaj një linçim i tillë i medieve mund të shkaktoj rrezik në kryerjen e punës së tyre”, u shpreh ai.
Zekaj tutje në “Edicionin Special”, theksoi se gjatë këtij viti kemi 34 raste në të cilat raste gazetarët dhe institucionet mediale janë atakuar nga ana e qeverisë dhe e grupeve tjera të interesit.
“Është vështirë të shihet si një gjë që do të tejkalohet shpejtë, presim që do të kemi sulme të vazhdueshme deri në zgjedhje, është duke shprehur një populizëm atakimi i medieve. Deri më tani gjatë këtij viti kemi mbi 34 raste në të cilat raste gazetarët dhe institucionet mediale janë atakuar nga ana e qeverisë dhe e grupeve tjera të interesit”.