0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Avokati Halimi: Shtëpia ku jeton Kurti nuk është e Ridvan Muharremit

- Advertisement -

Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit të arrestuar nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, Ridvan Muharremi, në emisionin “Debat Plus” ka folur për klientin e tij dhe lidhjet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Halimi, gjithashtu, ndër të tjera ka komentuar raportimet në media se shtëpia ku jeton Kurti është shtëpia e të akuzuarit për dallavere me sekrete shtetërore, dukë thënë se këto raportime janë “trillime” dhe “nuk janë të vërteta”.

“Nuk është e vërtetet. Absolut mund të garantoj. Ky është trill, nuk është as i bashkëshortës së tij dhe lidhje nuk ka më atë shtëpi. Shtëpia është katër katesh ku e ka lokalin, restorantin dhe furrën, këtë e dinë krejt Prishtina. Familja e Ridvanit janë jashtëzakonisht të njohu të Prishtinë, i njeh për njerëz të ndershëm dhe të devotshëm”, ka thënë Halimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit