Avokati Gazmend Halilaj i është bashkuar partisë “Guxo”.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetari i kësaj partie, Faton Peci.
“Dera jonë, në Partinë Guxo, është gjithmonë e hapur për profesionistë, idealistë, patriotë, për njerëz t’mirë t’këtij vendi, prandaj jemi të lumtur që avokati i njohur nga Drenasi, Gazmend Halilaj, po na bashkangjitet në rrugën tonë për një Kosovë çdo herë më të mirë e më të përparuar”, ka shkruar Peci.