Avokati Faton Fetahu në Ditën e Kushtetutës ka thënë se në gjashtë vitet e fundit, Kushtetuta është vënë në provë më shumë se kurrë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka pasur momente të vështira e tensione që e kanë sfiduar seriozisht rendin demokratik.
“Në këto 18 vite, Kushtetuta ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë, në demokratizimin e saj dhe në orientimin e qartë pro-perëndimor të Republikës së Kosovës.
Në 6 vitet e fundit, Kushtetuta është vënë në provë më shumë se kurrë. Ka pasur momente të vështira, tensione dhe përplasje që e kanë sfiduar seriozisht rendin demokratik. Por, pavarësisht këtyre, Gjykata Kushtetuese ka qenë institucioni që ka mbajtur në këmbë autoritetin e Kushtetutës dhe shpirtin e saj demokratik. Për këtë, ajo meriton respektin më të lartë.
Në këtë ditë, shpreh respektin tim për Kushtetutën, për vlerat që ajo mbron dhe për idealet që ajo përfaqëson.
Gëzuar Ditën e Kushtetutës”, ka shkruar ai.






