Avokati Faton Fetahu ka thënë se dekreti i presidentes Osmani për zgjedhje, është plotësisht kushtetues.
Fetahu ka thënë se ka skaduar afati për zgjedhjen e presidentit.
Postimi:
Është fakt i pakontestueshëm se ka dështuar zgjedhja e Presidentit brenda afatit prej më së voni 30 ditëve para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale.
Po ashtu është fakt i pakontestueshëm se afati 60-ditor për zhvillimin e procedurës për zgjedhjen e Presidentit, sipas nenit 82 (3), ka filluar të rrjedhë nga data 5 janar dhe ka përfunduar dje, më 5 mars 2026.
Presidenti nuk është zgjedhur dhe, për pasojë, në mënyrë automatike vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Prandaj, dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, si rezultat i dështimit për ta zgjedhur Presidentin sipas afateve të mësipërme, është plotësisht kushtetues.
Zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpallja e tyre.






